Ministri i brendshëm Gérald Darmanin tha se oficeri 54 vjeçar kishte humbur jetën pasi u godit nga një mjet i zi BMW në autostradën A8 në Alpes-Maritimes. Shoferi që fillimisht ishte larguar nga vendngjarja, u arrestua më pas në Cannes.
Megjithë ndihmën e dhënë për oficerin e quajtur Eric Comyn, ai vdiq në vendngjarje. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe shërbente prej kohësh me skuadrën e motorizuar te Mandelieu-la-Napoule.
Christian Rodriguez, drejtori i xhandarmërisë franceze, shkruante në rrjetin X: “Mbajmë zi sërish për një tjetër kolegun tonë që pagoi me jetë përkushtimin ndaj sigurisë së të gjithëve”.
Vitet e fundit xhandarmërie e policia në Francë ka shtuar fuqitë e saj duke marrë të drejtën për të ndaluar automjetet dhe kontrolluar shpejtësinë e tyre edhe pa një motiv të parapërcaktuar.
Mediat vendase thonë se ata gjithashtu ‘mund të fshihen’ kur kontrollojnë shpejtësinë e automjeteve, dhe kjo ka sjellë zemërim e incidente mes komunitetit të shoferëve.
Sipas masave të reja të ashpërsuara, refuzimi ndaj sinjalit të ndalimit prej policisë mund të shkaktojë deri në dy vjet burg ose gjobë deri në €15,000, shkruan rrjeti vendas