Presidenti kroat, Zoran Milanoviç është shprehur se mbështetja e aleatëve ndaj Kosovës është zbehur.
Në një intervistë të dhënë për mediat kroate ai ka thënë se fillimisht Kosova është mbrojtur nga vendet aleate, por kjo ka ndryshuar sipas tij.
“Kemi pasur një fillim të vështirë, jemi mbrojtur nga pak njerëz të mirë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë në fillim. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që më pas është zbehur. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i kanë njohur.”, tha presidenti kroat.