Çifti i njohur Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë zbuluar se ka ardhur në jetë djali i tyre, të cilin kanë vendosur ta quajnë Jack Blues Bieber.

Një fotografi në llogarinë e Justin, e ndarë me 294 milionë ndjekësit e tij, tregonte këmbën e të porsalindurit.

Kujtojmë se çifti u martua në një ceremoni sekrete në Nju Jork në vitin 2018, e ndjekur nga një ceremoni më luksoze vitin e ardhshëm.

Ata njoftuan shtatzëninë me video dhe imazhe nga një fotosesion i Hailey-t duke debutuar me gungën e saj me një fustan të bardhë dantelle në fillim të këtij viti.