Dy dëmtime të reja tek Interi. Mesfushori Zielinski dhe sulmuesi Arnautovic kanë pësuar lëndime në miqësoren e fundit përballë Pisës.

Dy lojtarët u janë nënshtruar kontrollove të detajuara mjekësore në lidhje me shkallën e dëmtimeve të tyre. Polaku ka një lodhje muskulore dhe do duhet të qëndrojë pushim për një periudhë 15-20 ditore.

Probleme muskulore në kofshën e majtë dhe për austriakun Arnautovic, gjendja e të cilit do të vlerësohet nga dita në ditë.
Gjithsesi, 35-vjeçari pritet të rikthehet më shpejt se shoku i ri i skuadrës në dispozicion të stafit teknik të kampionëve të Italisë.

Pas sulmuesit Taremi ndalen edhe dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Italisë. Ndërkohë që Simone Inzaghi i gëzohet rikthimit të kapitenit.

Lautaro Martinez është rikthyer në stërvitje me Interin dhe po përgatitet që të jetë gati dhe në formë për fillimin e sezonit të ri.
Zikaltrit nisin mbrojtjen e titullit kampion kundër Genoas në transfertë. Duel i programuar për datën 17 gusht.