Pas pak më shumë se një viti, romanca mes Milan Skriniar dhe PSG-së ka marrë fund. I mbërritur verën e kaluar si një transferim i lirë nga Interi, qendërmbrojtësi sllovak përfundoi jashtë projektit të Luis Enrique.
Pushimi i fundit erdhi para ndeshjes kundër Montpellier, kur trajneri spanjol e përjashtoi sllovakun nga skuadra për një zgjedhje teknike. Në këtë pikë, mbrojtësi 29-vjeçar përfundon në treg dhe mund të përfaqësojë një mundësi joshëse, edhe nëse paga e tij prej 9 milionë euro plus bonuset janë të paarritshme për klubet italiane.
“Ardhja këtu ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Kur një klub si Paris Saint-Germain dëshiron të nënshkruajë me ju, vendimi merret shpejt, mua më mori një sekondë.” Këto ishin fjalët e Skriniar korrikun e kaluar, kur ai u prezantua si lojtar i ri i PSG-së. Një tradhëti që tifozët e Interit nuk ia kanë falur kurrë, edhe për shkak se sllovaku priti të arrinte afati para se të transferohej në Francë me transfertë të lirë.