Qëllohet ne armë në drejtim të një automjeti tip “Audi” të blinduar.
Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejë Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit të policisë.