Në panelin e sotëm të diskutimeve për diplomacinë kulturore kanë qenë të pranishëm në moderimin e gazetarit Blendi Salaj dhe tenori Ramë Lahaj dhe filozofja Lea Ypi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Kulturën Blendi Gonxhe në rrjetet sociale.
“Zv. ministrja e MEKI, znj. Lira Pipa në panelin e Diplomacisë Kulturore si pjesë Konferencës së Ambasadorëve “DIPLO 2024”, së bashku me tre ambasadorë të shquar të artit dhe kulturës shqiptare në botë: znj. Lea Ypi, akademike dhe autore shqiptare, z. Ramë Lahaj, tenor i mirënjohur operistik dhe Profesor Matteo Mandala, studiues i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare, nën moderimin e gazetarit Blendi Salaj.
“Diplo 2024” shërbeu si një platformë, për ambasadorët, artistët dhe përfaqësues të diasporës për të diskutuar dhe ndarë përvoja të suksesshme me vendin e origjinës dhe nxitjen e dialogut për sfidat dhe mundësitë në diplomacinë kulturore.
Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025” e cila është një hap ambicioz për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar trashëgiminë tonë.” – shkruan ai. A.K./TemA