Andrea Pirlo nuk është më trajner i Sampdorias. Klubi Serisë B, ka vendosur të shkarkojë teknikun e njohur, pas humbjes së fundit në kampionat, ndaj Salernitanës. Sampdoria e ka nisur kampionatin shumë keq, duke grumbulluar vetëm 1 pikë në tre javët e para dhe kjo ka bërë që drejtuesit të marrin vendimin për të ndryshuar trajner.
Humbja e fundit me Salernitanën me rezultatin 3-2 ka mbushur kupën dhe drejtuesit i kanë komunikuar shkarkimin Pirlos. Drejtimi i skuadrës së njohur italiane, i është besuar ish-trajnerit të Udinese-s, Andrea Sottil. Ky i fundit do të bëjë debutimin e tij ndaj Barit më 31 gusht në shtëpi. Pirlo drejtoi Sampdorian në 45 ndeshje, ku regjistroi 16 fitore, 12 barazime dhe 17 humbje.