Aksesi në platformat Telegram dhe WhatsApp në Rusi është bllokuar që nga ora 14:00 me orën e Moskës, njoftoi autoriteti i telekomunikacionit, Roskomnadzor, i cili nuk ka dhënë informacion për shkakun e “incidentit”.
“Që nga ora 14:00, Qendra për Kontrollin dhe Monitorimin e Rrjetit të Komunikimeve Publike regjistroi dëme të shumta në funksionimin e Telegram dhe ËhatsApp”, thuhet në një deklaratë të shkurtër Roskomnadzor.
Rusia thuhet se ka probleme edhe me platforma të tjera. Kohët e fundit, YouTube filloi të ngadalësohej në vend, pasi platforma bllokoi rreth 3600 kanale me propagandë ruse në maj-qershor 2024.