Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaruar të martën pasdite se Perëndimi po luan me zjarrin duke shqyrtuar mundësinë që Ukrainës t’i lejohet të godasë thellë në Rusi me raketa perëndimore.
Ai ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se Lufta e Tretë Botërore nuk do të kufizohej në Evropë.
Ukraina nisi më 6 gusht sulmet në rajonin perëndimor të Rusisë, në Kursk, duke shënuar sulmin më të madh të huaj ndaj kundërshtarëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të ketë një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit. Lavrov, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Putinit për më shumë se 20 vjet, ka deklaruar se Perëndimi po kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe po “kërkonte telashe” duke marrë në konsideratë kërkesat e Ukrainës për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara nga jashtë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.
“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepëse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët, të cilëve u janë besuar armët bërthamore”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Moskë. “Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për Luftën e Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën. Por nuk është kështu”, ka shtuar Lavrov.