Le të themi që janë shenjat më imune ndaj stresit dhe shqetësimeve! Këta persona nuk e marrin çdo gjë shumë seriozisht, janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje për çdo shqetësim dhe problem dhe kanë një qasje shumë të qetë ndaj çdo situate.

Ja cilat janë këto shenja:

Demi

Një Dem nuk do t’ju bashkohet për t’ju shqetësuar për një situatë të vështirë. Në vend të kësaj, ata do të mbështeten në karrigen e tyre, do të vlerësojnë atë që po ndodh me qetësi dhe më pas do të japin këshilla për t’ju ndihmuar në ndryshimin e këndvështrimit tuaj. Të lindurit e kësaj shenje lëvizin me ritmin e tyre dhe kjo nuk është aspak problem. Ju nuk do të kapni kurrë një Dem që nxiton apo vrapon për diku, sepse ata e dinë se bota nuk do të ndalojë së rrotulluari edh nëse mbërrijnë me pesë minuta vonesë. Ata kanë thjesht këtë stil jetese dhe mënyrë të funksionuari për gjithçka.

Ujori

Në vend që të kapet nga inati apo nxitimi i një momenti intensiv, Ujori është tipi që merr frymë thellë dhe vlerëson gjithçka përpara se të reagojnë. Si një shenjë fikse e sunduar nga Urani, ata gjithmonë mendojnë rrugën e tyre për të dalë nga situatat stresuese. Ajo që i bën ata realisht persona të ftohtë, është energjia e tyre e shkëputur dhe e pavarur që i lejon të ngrihen mbi kaosin. Një Ujor do të jetë më shumë se i/e lumtur të bëjë gjënë e tij/saj dhe sigurisht që nuk i intereson se çfarë mendon dikush tjetër. Nëse do të hajë darkë vetëm ose do të shkojë në një udhëtim të vetëm, është pikërisht kjo shenjë.

Peshqit

Kjo shenjë mund të jetë një shenjë emocionale, por nuk është tip që mërzitet kollaj. Si një shenjë e ndryshueshme, të lindurit e kësaj shenje janë shumë të përshtatshëm me çdo situatë, fleksibël dhe të përshtatshëm. Kur lindin probleme, ata zhyten dhe kërkojnë zgjidhje të mundshme, ose thjesht pranojnë gabimet dhe ngrenë supet. Në vend që të shpërthejnë në momente stresuese, Peshqit do të përdorin aftësitë e tyre të mira komunikuese për të shprehur se si ndihen dhe ndjeshmërinë për të vlerësuar se çfarë mund të mendojnë miqtë ose partneri/ja e tyre.