Avokati Spartak Ngjela ka folur në “Breaking” në Top News lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku ka humbur jetën Egli Proga.
Vendimin e Prokurorisë së Korçës për të zbutur akuzën ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes, Ngjela e cilëson ose paaftësi të prokurores së çështje, ose korrupsion.
“Kur të fillojë gjyqi do ta analizojmë tamam për ngjarjen. Është ose paaftësi e Prokurores, ose korrupsion. Nuk mund ta ndërrojë akuzën kur ka vajtur në këtë nivel që është hetimi. E bën prokurori atë. Unë kam raste që prokurori ka zbutur akuzën, gjë që nuk ndodh fare në procesin penal në Shqipëri.
Kam pasur një tjetër në Korçë unë para pak ditësh, që u tërhoq nga akuza. Pra Prokuroria, nuk flas për SPAK, Prokuroria është e korruptuar akoma, ky rast të jep dyshim ose për korrupsion ose për paaftësi të prokurorit, duhet parë”, u shpreh ai.