Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta, në cilësinë e këshilltarit bashkiak, tha se administrimi i Sinan Idrizit është i dështuar në aspektin sportiv, ekonomik dhe social. Kushta propozoi që kontrata t’i shtyhet vetëm me tre muaj dhe të bëhen hapat për privatizimin. Sipas tij, Sinan Idrizi nuk ka dashur të blejë aksionet e Flamurtarit.
“Me këtë administrim nuk dimë nga të fillojmë e ku ta mbarojmë, për nga ana negative. Së pari, dua t’iu them ju kryetare e Këshillit Bashkiak dhe kryetarëve të grupeve, që këtij zotërisë (Sinan Idrizi) duhet t’i vihet pak fre. Ai nuk duhet të anatemojë këshilltarët, si të djathtë dhe të majtë. Janë këta këshilltarë që atë zotëri e kanë ndihmuar në procesin e tij sportiv. Nuk e ka detyruar njeri të financojë. Është dëshirë e tij. Ky këshill e ka mbështetur gjithmonë Flamurtarin, për atë emblemë që mburret i gjithë qyteti i Vlorës dhe që është kthyer në një llamarinë pa vlerë.
Të kaloj në disa çështje konkrete, përse ky administrim është i dështuar. kur administratori i Flamurtarit e dinte që mbaronte në korrik kontrata, që në letra është në 20 nëntor. E marrim të mirëqenë që mbaron në korrik. Është e palejueshme që ky zotëri të sjellë dokumentacionin në korrik. Kur një njeri dashamirës për Flamurtarin, për punën, për qytetin, duhet që të vinte që në maj.
Të vinte të diskutonte me kryetarin, zyrën juridike, me këshilltarët, që si do vejë kjo çështje, në cilin moment është shitja e aksioneve. Kam një gjë tjetër. Ky zotëri ka 4 vite që s’kërkon të blejë aksione. Të paktën dy vjet me kryetarin e kaluar të bashkisë, nuk ka dashur që aksionet të dilnin në shitje. Tani përsëri sjell për dy vjet shtyrjen. Duke parë një kontestim të gjërave e kaloi në një vit”, ka thënë fillimisht Kushta.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT