DASHI
Me Venusin në shtëpinë tuaj të 7-të , fillimisht, Diellin dhe Mërkurin më vonë, ka kuptim të jeni personi numër 1 i kërkuar, ju mblidhni të gjitha mundësitë për të gjetur kandidatin e zemrës tuaj dhe ndoshta keni mundësi të mjaftueshme për të pasur një ‘shpërthim’ me një bashkëjetesë… edhe martesë. Të mos harrojmë se Peshorja është shenja e shoqërimit, ndaj mund të ndjeni nevojën për të bashkëjetuar me dikë dhe për të ndarë momente me të.
BINJAKËT
Asgjë nuk përjashtohet në shtator, pasi do të keni gjithashtu Marsin në datën 2 dhe Venusin (fillimisht), Diellin dhe Mërkurin në datën 5 dhe Jupiterin mbi ju. Yjet dhe shenjat nuk ju sjellin pengesa dhe ka mundësi që të gjeni veten të “ngatërruar” në rrjetat e dashurisë dhe madje të angazhoheni. Do t’ju bëjnë të ndiheni të fortë dhe nevojën për të qenë me një person të vetëm, me të cilin do të ketë kujdes dhe mirëkuptim reciprok dhe aty mund të hidhni hapin për t’u çiftuar.
PESHQIT
Nuk jeni kudo me fat në shtator, për të qenë të qartë! Dhe 3 ditët e para, të paktën për ju të dekadës së dytë dhe të fundit të dekadës së tretë, do të jenë kërkuese . Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të keni mundësi të gjeni një person me të cilin të bashkëjetoni, pasi Marsi në Gaforre në shtëpinë tuaj të 5-të , si dhe Venusi në fillim, Dielli dhe Mërkuri më vonë në shtëpinë tuaj të 8-të do t’ju shtyjnë në gjetjen e dashurisë dhe pretendimin e saj. Tërheqja juaj është e pamohueshme, çështja është të mos vishni syzet ngjyrë rozë dhe të bëni zgjedhjen e duhur, pasi eklipsi i Hënës së Plotë në shenjën tuaj kërkon që të jeni të kujdesshëm dhe të mos fluturoni në re.