Mbetet ende një mister i këtij sporti.
Janik Siner gjithsesi nuk dëshiron të mendojë për asgjë tjetër, përveçse për të fituar, dhe ia ku erdhi suksesi I radhës.
Tenisti italian triumfoi në Turneun Masters në Sinsinati, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar finalen pas një ore e 36 minutash lojë. Rivali I tij amerikan, Frensis Tiafo, luftoi fort në setin e parë, por u dorëzua në të dytin.
Rezultati ishte 7-6 e 6-2.
Amerikani ishte pranë fitores në setin e parë, ndonëse Siner nuk u dorëzua dhe ia doli.
Kampioni 23-vjeçar vazhdon të tregohet shumë i aftë në ndeshjet finale, pasi ka fituar 15 të tilla nga 19 që ka luajtur në karrierë.
Siner mbetet numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, ndonëse për shumë muaj nuk I kishte përmbushur pritshmëritë.
Pasi fitoi Grand Slemin në Australian Open vitin e kaluar, të gjithë menduan se italiani do të ishte ylli I ri I tenisit botëror, por spanjolli Alkaraz dhe Novak Gjokoviç u treguan më të fortë sesa ai.
Ndoshta tani situata do të ndryshojë.
Këtë do ta tregojë turneu i madh i radhës, US Open në Nju Jork, ku Siner do të jetë favorit, por ku do të luajnë edhe Alkaraz e Gjokoviç.