Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

“Efektet toksike të Kurumit “kanë bërë pis” politiken shqiptare shumë më heret se kjo ngjarje dhe rrezikon te vazhdojne gjate” shkruan Malaj, duke kujtuar se qeveria e Sali Berishës i shiti Kurum dy nga hidrocentralet efektive ne vendin tone, ‘Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në në vlerën e 52 milionë eurove.

Shitja e këtyre dy hidrocentraleve tepër produktive u bë pikërisht në janar 2013.

Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin – u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese?

“Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”

Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit. Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”
Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.
Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??
Perse skema “novatore” se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin – u aplikua vetem per KURIM, duke I shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese??
Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te “”helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale’ shkruan Malaj

Si iu shitën dy Hidrocentralet KURUM-it
Më 9 janar 2013 qeveria në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.

Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive u lidh midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine e fituesit te tenderit.

Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin rehabilituar plotësisht në kuadër te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe që kishte përfunduar me 31 dhjetor 2011. Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe ishte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro ishin përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe përfundon me 30 Dhjetor 2044.

Më 4 mars 2013 Kuvendi miratoi shitjen e 4 Hidrocentraleve me 73 vota pro të mazhorancës, (atëherë qeveria e PD dhe LSI e Ilir Metës), 61 kundër të opozitës (atëherë Partia Socialiste). Ndërkohë në prill 2023, avokati Idajet Beqiri paditi në SPAK Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit 10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë…. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com siguroi dhe bëri publike në prill 2023.(Shqiptarja.com)