Detaje të reja kanë dal nga atentati që iu bë ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump, më 14 korrik, në Pensilvani ku sipas një hetimi, një snajperist i njësisë speciale ka qëlluar armën e atentatorit të Donald Trump para se ai të qëllonte.
Sipas një raporti të kongresistit nga Louisiana, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e atentatorit të Trump, Thomas Matthew Crooksit dhe e pengoi synimin e tij pasi qëlloi disa herë në Pensilvani në drejtim të Trump.
Sipas raportiti, snajperisti i SËAT-it ishte i pari që gjuajti mbi sulmuesin, ndërsa pak minuta më pas, një snajperist i Shërbimit Sekret e vrau atentatorin.
Higgins ka thënë se snajperisti gjuajti drejt sulmuesit dhe goditi një pjesë të armës së tij, gjë e cila e rrëzoi sulmuesin nga pozicioni i tij përkohësisht, por “pas pak sekondash ai u ngrit” dhe më pas u qëllua për vdekje.
Crooks vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa Trump u plagos në vesh teksa po mbante fjalim.