Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si të çuditshme revoltën për moseksportimin e mbetjeve toksike. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se dikur protestohej kundër importit të mbetjeve, ndërsa sot protestohet kundër eksportimit.
‘Kam një qasje edhe për shkak të distancës më të ftohtë dhe kontrovers në këtë temë. Çudia e politikës shqiptare qëndron në faktin se dikur protestonin në bulevard kundër importit të mbetjeve sot protestojmë kundër eksportimit të mbetjeve të rrezikshme jashtë Shqipërisë. Ta ndajmë mendjen mbetjet duhet të ikin jashtë Shqipërisë apo të mbeten. Të dyja nuk qëndrojnë o do të jesh pro importit ose jo.
Mbetjet e rrezikshëm duhet të eksportohen të hiqen nga Shqipëria. Si mundet sot të kërkosh kthimin e kontejnerëve të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri kur Shqipëria nuk ka impiante funksionalë për riciklimin e mbetjeve të rrezikshme. Nëse kthehen përsëri në Shqipëri ku do të shkojnë në Durrës apo Elbasan.’- tha Spahiu.