Simone Biles ka zbuluar se asaj iu kërkua të paguante një shumë të majme për një shishe shampanjë gjatë një shëtitjeje në një klub në Paris, ku shkoi për të festuar pas ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike 2024. Në një video të postuar në llogarinë e saj në TikTok, gjimnastja amerikane, e cila fitoi tre medalje të arta dhe një argjend në Paris – përshkroi se çfarë ndodhi atë natë kur ajo doli me miqtë për të festuar.
Siç ka treguar ajo, ka qenë me familjen dhe miqtë në një klub në kryeqytetin francez, ku kanë porositur një shishe shampanjë, ku klubi i natës i ka ngarkuar me shumën prej 26 mijë dollarë, që është rreth 23.5 mijë euro.
“Shkova në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike dhe më pas vendosëm të dilnim. Në këtë klub ata u përpoqën të më paguanin 26,000 dollarë për një shishe shampanjë!”- thotë Biles.
“Por pse duhet të përpiqen të talleshin me mua në këtë mënyrë”- theksoi ajo.
“Ndonjëherë nuk më pëlqen vëmendja, preferoj të mos e kem dhe të jem sa më normale” – tha në fund sportistja e njohur.