Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reaguar sërish për mbylljen e nëntë degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ky vendim çon në një përshkallëzim shtesë, duke shtuar se Bashkimi Europian pret që Prishtina ta rishqyrtojë këtë vendim edhe në kuadër të dialogut me Beogradin, i cili zhvillohet me ndërmjetësim.

Në një konferencë për media në Bruksel, Stano ka përsëritur se mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës është një hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar që shkel marrëveshjet nga Brukseli.