Taulant Seferi është një futbollist i ri i skuadrës turke Bodrum F.C që militon më Superligën turke.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare zyrtarizoi transferimin, pasi Vorskla Poltava, klubi ukrainas që zotëronte kartonin, e shiti për 1.5 milionë dollarë tek turqit.
Seferi është një tjetër futbollist që ndryshoi skuadër në minutat e fundit të merkatos, pas Brojës që u huazua te Evertoni me të drejtë blerje dhe Bajramit që nënshkroi për Glasgoë Rangers duke u larguar nga Seria A.