Në një kohë kur fillimi i Premierligës po afrohet gjithnjë e më shumë, fillon të premten me duelin midis Manchester United dhe Fulham (20:00), tashmë ka parashikime se si do të jetë tabela e ligës në fund të kampionatit.
Sipas vlerësimeve të Opta, një faqe interneti e specializuar për të dhënat sportive, Manchester City do të jetë sërish kampion, duke fituar titullin e pestë të paprecedentë.
Pas skuadrës së Pep Guardiolës qëndron Arsenali, i cili sezonet e fundit po lufton për titull, por përfundon në vendin e 2-të. Liverpool kompleton podiumin dhe Chelsea, sipas këtij parashikimi, do të renditet i katërti dhe do të ketë akses në Champions League. Manchester United, sipas superkompjuterit, do të jetë vetëm në vendin e 6-të.
Sa i përket skuadrave të zbritura, faqja e specializuar parashikon se do të jenë Leicester, Ipswich Town dhe Southampton.
Zbuloni të gjitha parashikimet:
1. Manchester City
2. Arsenal
3. Liverpool
4. Chelsea
5. Newcastle
6. Manchester United
7. Tottenham
8. Aston Villa
9. Crystal Palace
10. West Ham
11. Brighton
12. Fulham
13. Everton
14. Brentford
15. Bournemouth
16. Wolverhampton
17. Nottingham Forest
18. Leicester
19. Ipswich Town
20. Southampton