Pavel Durov është miliarderi 39-vjeçar që ka bërë bashkë tregtarët e drogës, terroristët, njerëzit e dhënë pas botës së errët qoftë edhe të pornografisë me fëmijë, duke e kthyer Telegram në një aplikacion shumë të dashur për audiencë të gjerë: rusët dhe ukrainasit; kritikët e qeverive si dhe propagandistët.
Telegrami u themelua nga Durov dhe vëllai i tij, Nikolai, në vitin 2013 në nisje të shtypjes nga Qeveria ruse pas protestave masive pro demokracisë që tronditën Moskën në fund të vitit 2011 dhe më 2012.
Një prej avantazheve që ka Telegrami është enkriptimi i komunikimit dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe, numri i telefonave të përdoruesve nuk është i dukshëm.
Ky aplikacion ka më shumë se 900 milionë përdorues, shumica në Rusi, Ukrainë dhe në ish-republika të tjera sovjetike.
Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë, pas WhatsAppit dhe Messengerit.
Krahasuar me platformat e tjera të mesazheve, Telegrami është më pak i sigurt dhe më i dobët sa i përket politikave dhe zbulimit të përmbajtjes së paligjshme, por më i sigurtë për ata që nuk duan që kjo gjë të ndodhë.
Sipërmarrësi i lindur në Shën Petersburg, i cili ka nënshtetësi franceze dhe të Emirateve të Bashkuara u arrestuar së fundmi në Francë, si i akuzuar për lejimin e aktivitetit kriminal në Telegram.
Ai mendohet të jetë futur në kurth nga Julia Vavilova, 24 vjeçe e cila ishte e dashura e Pavel Durov.
Vajza bionde që zbriti me të në pistën e avionit provat në Paris, është një specialist e kriptomonedhave, në bio-n e saj në Instagram, ajo shkruan se është e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve të huaja. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.
Pavel dhe Julia kanë postuar shpesh foto nga pushimet e tyre dhe të dy shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë. Ndaj duket se kanë qenë një çift prej disa kohësh.
Mirëponga ana e autoriteteve nuk është ngritur asnjë akuzë kundër Vavilova dhe ka qenë pikëtisht kjo gjëqë ka ngritur dyshimet për rolin e bukuroshes në arrestimin e Durov.
Tashmë 39-vjeçari që njihet për veshjet e tij të errëta e kryesisht të zeza është liruar në këmbim të një garancie pasurore prej 5.5 milionë eurosh dhe po vijon të hetohet në gjendje të lirë, por ajo që kangritur botën në këmbë është një pikëpyetje shumë e madhe, ‘fjala e lirë’.
Platforma “Telegram” ka gjetur një përdorim të gjerë edhe në Shqipëri vitet e fundit. Kryesisht përdoruesit janë persona që shkëmbejnë informacione që nuk duan të gjurmohen, shpërndarësit e drogës, grupet kriminale apo edhe grupe që shpërndajnë materiale pornografike.
ZËRI ka ndjekur me përparësi hapjen dhe mbylljen e grupeve që kishin në thelb denigrimin e vajzave shqiptare që jetoninnë Shqipëri apo Kosovë, përmes shpërndarjes së materialeve të tyre, fotove e videove intime. Nuk mungonin as video me djem e vajza të mitura, që fillimisht kërcënonin për të mbajtur një lidhje intime dhe nëse nuk pranonin, kërcënuesi ua dërgonte pamjet në grupet e hapura në Telegram. Pjesë të këtyre skandaleve janë bërë dhe persona VIP, tëcilëve përmes aplikacioneve të ndryshme u janë modifikuar fotot që më pas kanë qarkulluar në Telegram.