Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba Lorenc Kostën pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit.
Nga materialet hetimore bëhet me dije se para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij në një qendër tregtare në periferi të Tiranës mes debateve e tensioneve të shumta. Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit pak orë para plagosjes.
Gjatë këtij takimi, bëhet me dije se gruaja e ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara duke shtuar se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Sipas prokurorisë, efektivi e ka mbajtur nën vëzhgim shënjestrën e tij.