Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private.

Edhe pse e rezevuar, ajo ka treguar për mënyrën sesi e ka mësuar tradhtinë e të shoqit, që ishte edhe arsyeja e divorcit mes tyre.
Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovë Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”-ka treguar ajo. Për Almën, të kapërcente këtë ngjarje nuk ka qenë aspak e lehtë dhe tregon që ende nuk e ka falur.

“Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pret mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha në fjalën e saj këngëtarja.
Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një vajzë 20 vjet më të re.