Dymbëdhjetë akuza lidhen me Pavel Durov, themeluesin e Telegram, i arrestuar të shtunën (24 gusht) në aeroportin e Le Bourget, në periferi të Parisit. Prokuroria franceze përmes një deklarate të lëshuar më 26 gusht bëri të ditura këto akuza raporton Tgcom.
Dymbëdhjetë pikat e aktakuzës :
Lexo edhe :
Jenna Ortega u përgjigjet thashethemeve të çmendura për romancë me Johnny Depp
Jenna Ortega u përgjigjet thashethemeve të çmendura për romancë me Johnny Depp
16:43 27/08/24
Lija e majmunit/Shkencëtarët ngrenë alarmin: Virusi po ndryshon më shpejt seç pritej
Lija e majmunit/Shkencëtarët ngrenë alarmin: Virusi po ndryshon më shpejt seç pritej
16:08 27/08/24
1. Bashkëpunim në hartimin e një platforme online që lehtëson transaksionet e paligjshme brenda një grupi të organizuar.
2. Refuzimi për të komunikuar, me kërkesë të autoriteteve kompetente, për informacione ose dokumente të nevojshme për kryerjen dhe funksionimin e përgjimeve të lejuara me ligj.
3. Bashkëpunim në posedimin e imazheve pornografike të të miturve.
4. Bashkëpunim në shpërndarjen, ofrimin ose vënien në dispozicion të imazheve pornografike të të miturve brenda një grupi të organizuar.
5. Bashkëpunim në blerjen, transportimin, posedimin, ofertën ose shitjen e lëndëve narkotike.
6. Bashkëpunim në ofertën, shitjen ose vënien në dispozicion, pa arsye legjitime, të pajisjeve, mjeteve, programeve ose të dhënave të projektuara ose përshtatura për të aksesuar dhe dëmtuar funksionimin e një sistemi automatik të përpunimit të të dhënave.
7. Bashkeëpunim në mashtrim të organizuar.
8. Komploti kriminal për të kryer një krim ose një vepër të dënueshme me 5 ose më shumë vjet burg.
9. Pastrimi i të ardhurave që rrjedhin nga krimet dhe grupet e organizuara.
10. Ofrimi i shërbimeve të enkriptimit që synojnë sigurimin e konfidencialitetit pa deklarim të certifikuar.
11. Sigurimi i mjeteve të kriptimit që nuk garantojnë ekskluzivisht vërtetimin ose monitorimin e integritetit pa deklarim paraprak
12. Importimi i një mjeti kriptografik që ofron vërtetim ose kontroll të integritetit pa deklarim paraprak.
Aplikacioni i koduar i mesazheve ‘Telegram’ ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma.