Një 35-vjeçar gjerman është ekstraduar drejt Gjermanisë, 2 muaj pasi u kap në pikën kufitare të Morinës.
35-vjeçari Zeki Oz u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për plagosje dhe vjedhje në një vendparkim automjetesh në Heiningen. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në vendparkimin e automjeteve, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.