Një lajm i orëve të fundit, ishte “bombë” për La Ligan, me mediat spanjole që bënë me dije se Nico Williams kishte pranuar ofertën e Barcelonës dhe se ishte shumë pranë kalimit të tij drejt katalanasve.
Por ka qenë vetë sulmuesi i Spanjës që i hodhi poshtë këto fjalë, duke mos surprizuar me vendimin e tij të fundit. Pas shumë ofertave dhe nga klubet e tjera të njohura europiane, Williams Jr. ka vendosur që të qëndrojë te Athletic Bilbao.
Ai shfaqet duke pozuar me fanelën e re, e cila mban emrin e tij dhe numrin 10. Ai gjithashtu kujton dhe legjendën e klubit Muniain, i cili mbante këtë numër përpara sulmuesit të talentuar.
“Jam krenar që mora fanelën me numrin 10 nga Muniain dhe të bëj historinë që ai bëri”, shprehet Nico Williams, duke konfirmuar në një farë mënyre se nuk kërkon të largohet kaq kollaj nga klubi në të cilin u rrit.