AMSTERDAM, NETHERLANDS - MARCH 03: A general view of the plinths and pots containing the draw balls for the UEFA Nations League Draw at Beur van Berlage on March 03, 2020 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Alexander Hassenstein - UEFA/UEFA via Getty Images)

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, sfidë që do të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën e parë në grupin B1 të UEFA Nations League, Ukrainë – Shqipëri në fshf.org në linkun https://fshf.org/shop/  . Çmimi i biletës në “fans away sector” është 1.200 lekë. Biletat janë elektronike dhe do ju dërgohen në “email”-in tuaj 3 ditë përpara ndeshjes më 4 shtator.

Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në grupin B1 ndaj Gjeorgjisë. Ky takim do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.