Ministria e Mbrojtjes e Kievit tha se Ukraina kishte fundosur nëndetësen sulmuese B-237 Rostov-on-Don në Sevastopol të kontrolluar nga Rusia.
Një nëndetëse ruse është fundosur në Krime. Kjo pretendohet nga Ministria e Mbrojtjes në Kiev që njofton se ushtria ukrainse ka goditur nëndetësen sulmuese B-237 Rostov-on-Don në Sevastopolin e kontrolluar nga Rusia.
Sulmi mbi nëndetësen sulmuese ndodhi të shtunën, ndërsa forcat ukrainase u shprehën se “B-237 Rostov-on-Don u dërgua në fund të Detit të Zi”. Ata thanë gjithashtu se katër lëshuesit e sistemit rus të mbrojtjes anti-ajrore S-400 Triumf u dëmtuan ndjeshëm në të njëjtin sulm.
Disa orë më vonë, Ukraina nisi një valë sulmesh me dron, sipas zyrtarëve rusë. Në një deklaratë, ministria ruse e Mbrojtjes tha se 75 dronë ukrainas u shkatërruan mbi një numër rajonesh në kufirin midis dy vendeve. Ministria shtoi se 36 dronë u shkatërruan mbi Rostov, ndërsa guvernatori i rajonit tha se ata u sulmuan nga 55 dhe se magazinat në rrethet Morozovsk dhe Kamensky u dëmtuan nga sulmet.
Më pas, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e saj goditën një fushë ajrore në Morozovsk, ku goditën depot e municioneve me bomba ajrore të drejtuara, si dhe depot e karburantit në Belgorod, Kursk dhe Rostov.
Sulmet me dron shënojnë përdorimin e fundit të armëve për të goditur objektivat brenda Rusisë pasi Kievit iu dha një dritë jeshile e pjesshme nga Perëndimi për të përdorur disa municione përtej kufirit në qershor.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësoi forcat e vendit të tij për goditjen e aeroporteve, depove të naftës dhe objektivave të tjerë të shtunën.
“Këto veprime janë më efektive kur pasojat e luftës së Rusisë kthehen në shtëpi, në Rusi, dhe kur nuk ka vend të sigurt për armikun në territorin e pushtuar të shtetit tonë. Falënderoj çdo luftëtar të përfshirë”.