Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, teksa një grup terroristësh të Shtetit Islamik ka marrë peng oficerët në burgun IK-19 në Surovikino, rajoni i Volgogradit.
Disa oficerë të Shërbimit Penitenciar Federal të Rusisë janë vrarë dhe disa të tjerë ende po mbahen peng. Videoja që qarkullon në mediat sociale raportohet se tregon të paktën dy sulmues, njëri prej të cilëve tha se janë luftëtarë të Shtetit Islamik, duke marrë kontrollin e burgut në qytetin e Surovikino.
Informacionet që qarkullojnë bëjnë me dije se autorët janë katër persona, ndërsa të paktën tre zyrtarë të burgut janë vrarë. Numri i të plagosurve dhe pengjeve mbetet i paqartë.
Burgu në qytetin e Surovikino konsiderohet një koloni burgu e “regjimit të rreptë” me një kapacitet deri në 1241 të burgosur meshkuj.
A group of Islamic State terrorists has seized the IK-19 prison in Surovikino, Volgograd Oblast, Russia. Several Russian Federal Penitentiary Service officers have been killed and several more are being held hostage. pic.twitter.com/u24qCuvzMB
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) August 23, 2024