Mbrojtësi i Nacional, Juan Izquierdo, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së Sao Paulos në raundin e 16-të të Copa Libertadores kundër Sao Paulos në Brazil të enjten e 22 gushtit.
Mjekët ndërhynë me shpejtësi në fushë dhe Izquierdo u dërgua në spital pasi pësoi një aritmi kardiake.
Lojtari 27-vjeçar uruguaian ishte rrëzuar në tokë në minutën e 84’, me lojtarët nga të dyja palët që kërkonin ekipet mjekësore në fushë.
“Ai u qetësua menjëherë dhe u stabilizua. Një atak në zemër është përjashtuar, por padyshim është një episod i vogël kardiak. Ai është nën vëzhgim”, tha presidenti i klubit për El Pais.
Ai shtoi: “Mjekët thonë se për shkak se ai është një sportist dhe i ri, ai ka mundësi që gjithçka të kthehet në normalitet, por ne duhet të presim dhe të vlerësojmë. Ai është qetësuar dhe duhet të presin që efekti të zhduket dhe më pas të fillojnë të gjitha llojet e vlerësimeve: neurologjike dhe kardiake, sipas asaj që na thanë mjekët”.