Një sulm brutal ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një taksist shqiptar është goditur prapa koke me çekiç nga një afrikan.

Pasi arriti në destinacion, mediat italiane raportojnë se për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.

Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.