Një vajzë 8-vjeçare është kthyer në një heroinë për babanë e saj, e cila e “shpëtoi” nga një grabitje e mundshme.

Ngjarja ka ndodhur në Minesota, ku një person i armatosur tentoi të grabiste dyqanin e pijeve të Leos, ku në atë momente ndodhej dhe vajza e tij.

Kur pa që grabitësi Conchobhar Morrell i drejtoi armën, Leo iu hodh menjëherë sipër për ta ndaluar në mënyrë që të mbronte vajzën e tij. Në ato çaste, 8-vjeçarja mori një shkop bejsbolli dhe zgjodhi të mbronte të atin, duke e goditur disa herë në fytyrë grabitësin.