Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur të premten ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya.

“Për të treguar mbështetjen tonë për çështjen palestineze dhe solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë, e premtja, 2 gushti, është shpallur ditë zie kombëtare për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya, i cili ra dëshmor.

E kujtoj me respekt Ismail Haniya dhe të gjithë dëshmorët palestinezë, i shpreh ngushëllimet e mia popullit palestinez në emrin tim dhe të kombit tim”, tha Erdogan.
Erdogan do të marrë pjesë në Hagia Sophia gjatë lutjes së drekës.