Një pilot i lartë ukrainas u vra kur një avion luftarak F-16 i prodhuar në SHBA u rrëzua të hënën, vetëm disa javë pasi avionët e shumëpritur mbërritën në vend, tha një burim ushtarak ukrainas për CNN.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nuk besojnë se pas incidentit qëndron gabimi i pilotit, shtoi burimi. Piloti Oleksiy Mes, i njohur si “peshku i hënës”, u vra në përplasje ndërsa “zmbrapsi sulmin ajror më të madh ndonjëherë” nga Rusia kundër Ukrainës, tha burimi, duke shtuar se piloti u varros të enjten.
Përplasja është duke u hetuar dhe ekspertë ndërkombëtarë do të marrin pjesë në hetim, shtoi burimi.
Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji dhe “Moonfish” ishte një nga pilotët e paktë të trajnuar për t’i fluturuar ato.