Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Gjikuria ishte një kandidat më I dobët se Beleri.
Kulluri: Jo nuk ishte krejtësisht e pritshme në kuptimin që nuk kishte një parashikim të saktë për rezultatin. Me intutitën time kam menduar se Gjikuria ishte një kandidat më i dobët se Beleri për shkak të mungesës së eksperiencës dhe aktivitetit politik prej shumë vitesh.
Përfaqësonin të njëjtin profil politik në fakt, pra qarqe ekstremiste. Vetë kandidimi i Gjikurisë, në mënyrë krejtësisht arbitrare, me një vendim personal të Berishës, pa pyetur strukturat e PD-së në zonën e Himarës, krijoi një problematikë tek ata mbështetës të PD që ende e mbështesin PD. Për mua është një turp i madh që PD, një parti e djathtë mbështet në Himarë kandidat që artikulojnë Vorio Epirin edhe neo helenizimin.