Brajan Gruda do të transferohet në Premier League. Sulmuesi i Mainz pritet që të bashkohet me Brighton, që ka bërë një ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e 20-vjeçari. Britanikët janë gati të paguajnë 30 milionë euro për të bërë të tyrin futbollistin me origjinë nga Shkodra.
Mësohet se marrëveshja është arritur dhe lojtari do të bashkohet me “pulëbardhat” në sezonin e ri. 20-vjeçari luajti 28 ndeshje në Bundesligë edicionin e shkuar, duke shënuar dhe 4 gola. Paraqitjet e mira me Mainz bënë që shumë klube të vihen në ndjekje të 20-vjeçarit por Brighton duket se ka nxituar e ka mbyllur gjithçka.
Gruda, ndonëse me origjinë shqiptare, deri më tani ka përfaqësuar vetëm ngjyrat e Gjermanisë, teksa u grumbullua dhe para këtij evropiani nga trajneri Nagelsmann, por një shqetësim fizik i hoqi mundësinë që të ishte një alternativë me potencial për të qenë në Gjermani. Gruda ka luajtur 9 ndeshje me moshat e Gjermanisë, duke shënuar dhe 2 gola.