Presidenti i Partisë së Lirisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, uron të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë në 20-vjetorin e themelimit.

Presidenti i Partisë së Lirisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, uron të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë në 20-vjetorin e themelimit.

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në “TikTok”, e filmuar pranë liqenir, Meta shprehet se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe garantoi dy rrotacione demokratike në vend.

“Mirëmëngjes të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë. Mirëmëngjes dhe përqafime të gjithë themeluesve 20-vite më parë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që japi një faqe të re në jetën politike të vendit, që ndihmoi aq shumë për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian dhe garantoi dy rrotacione demokratike në vend dhe imponoi vendin për integrimin europian. Një mirënjohje e përjetshme për ata që dhanë kontributet e tyre më të çmuara. Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë“, shprehet Meta.

 

Më tej, Meta nuk kursen akuzat ndaj Monika Kryemadhit, të cilën e bën përgjegjëse për ‘shitje të mandateve’.

“Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste.

Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen! Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.

Konventa historike e 27 prillit ishte një moment madhor për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë”.