Ditën e sotme në 16:45 është bërë zyrtarisht e ditur se deputeti i PD-së Ervin Salianji do të vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës. Partia Demokratike ka thirrur një protest urgjente në orën 16:45 përpara Policisë së Tiranës në mbështetje të Salianjit.
Mësohet se sipas burimeve protestës do i bashkohet dhe moderatorja e Top Story Grida Duma, ish deputete e PD-së dhe një zë i njohur kundra Berishës.
Duma është përfolur për një lidhje të ngushtë me Salianjin dhe nga shumë lajme të qarkulluara në rrjet, publiku ka qenë shumë kureshtar të mësojë opinionet rreth Dumës në lidhje me këtë çështje.
Salianji u dënua ditën e djeshme nga Apeli me vendim të formës së prerë me 1 vit burg për çështje Babale nën akuzë për kallëzim të rremë .