Ligji i qeverisë talebane “Promovimi i virtytit dhe parandalimi i imoralitetit” rregullon shumë aspekte të jetës afgane sipas ligjit islamik, sheriatit .
Por çfarë dimë për ligjin moral të talebanëve që u zhyt gratë në terror dhe heshtje?
-Dispozita më e ashpër ka të bëjë me zërin e grave, të cilat janë të përjashtuara nga sistemi arsimor, si dhe nuk dëgjohen as jashtë shtëpive të tyre.
– Një burrë nuk mund të shikojë trupin ose fytyrën e një gruaje që nuk i përket familjes së tij dhe anasjelltas.
– Një grua duhet të jetë plotësisht e mbuluar para një jomuslimani.
– Burrat duhet t’i rrisin mjekrën më të gjatë se një grusht.
– Kur ushtroheni, një mashkull duhet të mbulohet me rroba të gjera nga të paktën kërthiza deri poshtë gjurit.
– Mediat nuk duhet të publikojnë informacione që tallin apo poshtërojnë muslimanët.
– Kompanitë e transportit duhet të rregullojnë rrugët e tyre për të lejuar pasagjerët dhe shoferët të falen në kohë.
– Sodomizmi është i ndaluar “edhe me gruan tënde”.
– Ndalohen lojërat tradicionale me vezë të ziera, arrat ose kockat e qengjit.
– Ndalohet shkrepja ose shikimi i fotove ose videove të qenieve të gjalla në kompjuter ose smartfonë.
– Është e ndaluar të kesh marrëdhënie miqësore me jomuslimanët dhe t’i ndihmosh ata.
– Mosbindja ndaj prindërve është e ndaluar.
Veç kësaj, prej tre vitesh janë vendosur detyrime të shumta:
– Detyrimi për të pasur një “mahrem”, një shok mashkull që i përket familjes, gjatë lëvizjeve të gruas.
– Gratë duhet të jenë të mbuluara nga koka te këmbët (hixhabi).
– Namazi (në kohë të caktuara) dhe agjërimi i Ramazanit janë obligim.
– Muzika është e ndaluar në vende publike, si dhe lojërat me para.
– Nevruzi (viti i ri në persisht) dhe festimet e solsticit dimëror, si dhe fishekzjarrët janë të ndaluara.
– Tradhtia bashkëshortore, homoseksualiteti, droga dhe kontrabanda janë të ndaluara.
– Është e ndaluar bartja e një gruaje që nuk është e mbuluar dhe njeriu duhet të “përmbahet nga bartja e saj” nëse mahrem i saj “nuk ka frena” ose është shumë i ri.
– Ndarja midis burrave dhe grave kërkohet në shumicën e vendeve publike.
Ligji lë pezull çështje të rëndësishme
–I lejon gruas të largohet vetëm nga shtëpia e saj “në rast nevoje të rëndësishme”, pa sqarime të mëtejshme.
– Meqenëse marrëdhëniet miqësore me jomuslimanët janë të ndaluara, a mund të punojnë afganët ende në biznese në vendet jomuslimane? A mund të bashkëpunojë Kabuli me këto vende?
– Brigadat e Ministrisë së Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Imoralitetit (PVPV) mund të shqiptojnë çdo dënim që ata e gjykojnë “të përshtatshëm” (deri në tre ditë paraburgim) dhe që nuk është “kompetencë ekskluzive e gjykatave”.