Dy ditë para përfundimit të afatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i pari që ka aplikuar për këtë pozicion është Shemsi Prençi.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Prençi ka nisur me postë aplikimin.
Rreth 1 javë më parë, Ministria e Brendshme ka çelur procesin e aplikimeve për kreun e Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga ky pozicion dy vite pasi mori detyrën. Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga.