Një grup astronautësh të financuar privatisht do të realizojnë shëtitjen e parë në hapësirë nga një kapsulë SpaceX sot, duke testuar një linjë të re kostumesh hapësinore në misionin më të rrezikshëm të kompanisë deri më sot.
Pas vonesës, shëtitja pritet të fillojë në orën 11:00 në një lartësi prej 700 kilometrash dhe më pas dy astronautë do të dalin nga kapsula e Creë Dragon, ndërsa dy të tjerët do të qëndrojnë brenda.
Jared Isaacman, pilot dhe miliarder themelues i kompanisë së pagesave elektronike Shift4, po financon misionin Polaris si dhe fluturimin e tij Inspiration4 me SpaceX në 2021.