Anel Ahmedhodzic, një qendërmbrojtës që luan për skuadrën e Sheffield United në Championship, ka ndërprerë marrëdhënien e tij me babanë e tij, duke e akuzuar atë për “manipulim, gënjeshtër, mashtrim dhe frikësim” dhe se i ka bërë “gjëra të tmerrshme” gruas së tij.
Ndërkohë, babai i futbollistit pretendon se nusja e tij ka bërë “magji të zezë” për ta bërë lojtarin që të largohet nga kombëtarja boshnjake.
“Ai i bëri gjëra të tmerrshme personit që dua. E vetmja gjë që kërkoj nga një baba është mbështetja dhe krenaria. Fatkeqësisht, kam marrë shumë pak nga kjo. Ai shkon pas njerëzve, të cilët interesohen sa herë që diçka nuk shkon.
Unë madje nuk do të flasë për gjërat që ka bërë kur ishte më i ri”,- tha Ahmedhodzic për N1, cituar nga ‘Marca’.
“Unë kam një besim shumë të fortë në Allahun dhe ai kurrë nuk mund ta heqë atë besim nga unë. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të mbrojtur familjen time dhe njerëzit që dua nga njerëzit e këqij si ai.
Të thuash që gruaja ime bëri magji të zezë, është një fyerje për mua dhe njerëzit që dua, është shumë fyese për mua dhe veçanërisht për gruan time”, shtoi ai.
Ahmedhodzi sqaroi më tej se ai vendosi të largohej nga kombëtarja e Bosnjës për shkak të “fyerjeve dhe abuzimeve jashtëzakonisht të rënda nga i gjithë vendi” ndaj familjes së tij.