Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi. Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpunëtorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës. Ndonëse nuk e përmendi me emër, për Bashën kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për të ruajtur karrigen.
Basha shkoi edhe më tej, ndërsa e sulmoi duke thënë se ditën i serviloset Berishës dhe natën ngre dolli me ëiski për fundin politik të kryetarit të PD.
“Këtu ka rënë niveli i debatit politik, debat për karrige. Kjo është arsyeja madhore e divorcit, se ne këtë betejë se nisëm për karrige, por për ndryshim. Këtu s’ka asgjë të re dhe asgjë impresionuese, vazhdon sindroma e karrigeve, do përforcohet edhe më shumë sepse ata që sot i thonë sot PD, janë në dy grupe. Berisha me të tijët që e përdor si bunker për të mbrojtur veten e vet nga SPAK në Pazar me Ramën dhe grupi tjetër, janë një grup njerëz që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë.