Burgjet në të gjithë Anglinë dhe Uellsin po përballen me një krizë mbipopullimi. Numri i personave në paraburgim në pritje të gjykimit është në nivelin më të lartë në 50 vjet, me gjykatat penale që përballen me një numër të madh çështjesh.
Gazetarët e BBC janë të vetmit që kanë mundur të sigurojnë akses në ambientet e brendshme të godinës, ku mbizotëron kaosi. Disa oficerë të burgut janë të frikësuar që mund të bëhen shënjestër të botës “së jashtme” dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar se të mos duken fytyrat e tyre.
Një alarm i mprehtë njofton oficerët e burgut për një “incident”.
Është një rast i vetë-dëmtimit. Një i burgosur, i cili ka qenë i mbyllur për pjesën më të madhe të ditës, ka gdhendur me një objekt të mprehtë në krahun e tij “mamanë dhe babin”.
Punonjësit thonë se mbipopullimi po çon në një rritje të vetëlëndimit dhe dhunës. Ky është Michael Lewis. Ai është brenda për shkelje të drogës. Lewis është 38 vjeç dhe ka qenë brenda dhe jashtë burgut disa herë, por shpreson se kjo do të jetë periudha e tij e fundit.
“Është e vështirë të rehabilitosh veten në një vend ku përballesh në vazhdimësi me dhunën e bandave, luftë për pushtet, dhunë për drogë dhe para. Në një moment ke një përplasje, ke një incident për drogë, po ashtu njerëzit bien përtokë, por edhe ti ke nevojë për ndihmë”, tha ai.
Tom, jo emri i tij i vërtetë, është në paraburgim. Qelia e tij është e vogël dhe ka një erë të mprehtë të ushqimit të kalbur. Një krevat marinari zë pjesën më të madhe të hapësirës. Tualeti, në cep pranë lavamanit, pikon.
“Unë u kam thënë atyre për këtë për tre javë. Unë mund ta rregulloja, në fakt jam hidraulik por nuk kam pajisjet e nevojshme”, thotë Tom.
Shay Dhury ka qenë oficere burgu për gati pesë vjet. Së fundmi i janë thyer të dy kyçet e dorës teksa tentoi të ndante dy anëtarë të bandës gjatë një sherri. Ajo beson se krimi i lidhur me bandat është një nga arsyet kryesore që ka kaq shumë njerëz në burgje, veçanërisht në Pentonville.
“Prania e bandave, çështjet e tyre të brendshme janë arsyet më të mëdha pse nepo përballemi me kete kaos ketu. Pra, ne përpiqemi t’i ndalojmë ata, të ndalojmë luftën. Kështu i theva të dy kyçet e dorës, vetëm duke u përpjekur ta ndaloja. Thjesht bëhet vërtet një kaos këtu dhe ata janë një hapësirë mjaft e vogël këtu”, tha ajo.
Javën e ardhshme, ndërsa burgjeve në të gjithë vendin po u mbarojnë qelitë për të burgosurit e rinj, qeveria do të lirojë disa shkelës si pjese e skeme të diskutueshme që synon të lehtësojë presionin dërrmues mbi një sistem në prag të kolapsit.