Pedagogu Roland Bejko tha në studion e lajmeve të MCN Tv se në raport me vitin 2021, PD është e përçarë, pa moral dhe pa asnjë shans për të fituar zgjedhjet e 2025.
Më tej Bejko tha se edhe ithtarët e Berishës janë të vetëdijshëm që nuk fitojnë dot, dhe madje e kanë pohuar dhe vetë në mjedise të ndryshme në Tiranë. Sipas Bejkos ata duan të jenë në lista dhe të sigurojnë veten e tyre
Në raport me 2021, PD është e përçarë, drejtuesin e saj e ka problematik, ka një çështje me drejtësinë, është i izoluar. PD-së i mungon morali, në 2021 kishte një kohezion të brendshëm, u shpresua që do të dilte me ekip të ri, nuk ndodhi dhe kjo e penalizoi dhe në fushatë elektorale.
Të dalësh për herë të tretë dhe të futesh në 2025 pothuajse me të njëjtin ekip të bjerrë, nuk je alternativë, nuk je i besueshëm dhe nuk të beson njeri. Mungon dhe një ofertë, një program, por edhe me ofertë nuk i rregullon dot. PD është e kalbur, nuk ka alternativë.
PS e ka të marrë mandatin e katër sepse ia ka dhënë Berisha.
Nëse këta nuk do të bënin këtë lloj konformizmi, që të vetëdijshëm me Berishën nuk fitojnë, e thonë edhe vetë në mjedise të ngushta në Tiranë e kudo që ulen e thonë edhe vete. Madje dhe ithtarët e Berishës e thonë vetë, jo më kjo valë e dytë e tretë që shkuan pasi i rezistuan.
Të gjithë kanë hallin e listave se e dinë që me Berishën nuk fitojnë dot. Të thonë të jemi në lista dhe pas 2025 të ndodhë çfarë të ndodhë, por të paktën të jemi brenda. (mcn tv)