TIRANË- Pasi u mor i pandehur për dosjen hetimore të privatizimit ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ata aktualisht janë në “arrest shtëpie”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se dhëndri i Berishës është paraqitur peronalisht në Apel të Posaçëm për të bërë kërkesën për zëvendësim të masës.
“Berisha nuk është paraqitur peronalisht në Apelin e Posaçëm, por është paraqitur dhëndri i tij, Jamarbër Malletzi për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë”, tha ai.

Gjyqtare e çështjes do të jetë sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-kryeministri dhe dhënri i tij, Jamarbër Malltezi.

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin në orën 14 e 30, për Sali Berishën dhe Jamarber Malltezin.