Spartak Ngjela në “Shqipëria Live”: Berisha nuk i pyet avokatët, unë e njoh, un i thotë atyre.. mbrojtjen e tij e konsiderojnë juridike. Unë nuk kam parë mbrojtje juridike të tyre. Ata duhet të ndihmojnë të pandehurin, bëjnë dhe revolta popullore. Ku bëhet revoltë popullore para një gjykate. Nuk e pranon më kushtetetua. E prezumon Shqipërinë vend diktatorial. Atëherë pse e ke votuar kushtetutën? Është vend demokratik, është në NATO. Ku bëhet revoltë kundër gjykatës zonjë?
Ku e ka diktaturën, ku të lë diktatura, nuk e dini ju çdo të thotë. Ku të lë diktatori të flasësh kështu, kjo është demokraci. Nuk është shtet i qeverisë ky, qeveria nesër mund të arrestohet e tëra. Gjykata është shteti, kjo është demokracia. Kush nuk e pranon le të ikë në vendin e vet. Blinken e ka thënë SPAK e drejtojmë ne. Ka vonesa se dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj i lexojnë. Ne duam ti heqin Shqipërisë barrën e korrupsionit.
Saliu u kap në flagrancë, mori fund ajo. E ka një gjykatë që kontrollohet nga ndërkombëtarët. Deri tani prezumohet i pafajshëm ai. Kur të mbarojë gjyqin do jap unë mendimin tim. Nuk çaj kokë unë pse Saliu është kundërshtari im. Korrupsioni pasiv nuk e ka dënimin e ashpër, nga 5 e lartë. Mund ti japin punë, ose ta ulin. Gjithçka është të mbrojtja zonjë, është non grata në Amerikë ai sepse e rëndon çështjen.