Presidenti amerikan, Joe Biden është i sigurt se do ta kishte mposhtur ish-presidentin amerikan, Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor – por tha se e kupton “natyrën” e njerëzve që ia kërkuan largimin nga gara presidenciale e vitit 2024.
Ai theksoi se sondazhet i dëshmonin “gjithmonë se kishte mundësi për ta mposhtur Trumpin”, shkruan CNN.
“Ka kuptim. Ka disa njerëz që do të donin të më shihnin të tërhiqem për t’u dhënë atyre mundësinë të shkojnë përpara. E kuptoj atë. Kjo është natyra njerëzore. Por, kjo nuk ishte arsyeja pse u tërhoqa”, tha presidenti Biden.
Biden u shpreh se mosha ishte faktori kryesor që ndikoi në largimin prej garës për president të SHBA-së.
“Është e vështirë për mua të them edhe sa vjeç jam”, tha ai duke qeshur.